Autoritetet turke rritën çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet me rreth 20% dhe me rreth 50% për industrinë, duke ushtruar presion të mëtejshëm në rritje mbi inflacionin, që u regjistrua në rreth 80% në korrik.
Rritjet e çmimeve të shërbimeve pritet të zgjerojnë inflacionin me 0.8 pikë përqindjeje, ndërsa çmimet më të larta industriale çojnë gjithashtu në një rritje indirekte të inflacionit pasi prodhuesit reflektojnë kostot për konsumatorët.
Rregullatori i energjisë EPDK tha rriti çmimet e energjisë elektrike pëtr familjet me 20%, për sektorin publik dhe të shërbimeve me 30% dhe për industrinë me 50%.
Importuesi shtetëror i energjisë BOTAS tha se rriti çmimin e gazit natyror për përdorim shtëpiak me 20.4%, për biznesin e vogël dhe të mesëm me 47.6% dhe për përdoruesit e mëdhenj industrialë me 50.8%. Çmimi i gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike është rritur me 49.5%, tha BOTAS.
Të dy kompanitë përmendën konfliktin në Ukrainë dhe zhvillimet globale, përfshirë pandeminë COVID-19, si arsye për rritjet.
Turqia është pothuajse plotësisht e varur nga importet për të përmbushur nevojat e saj për gaz natyror dhe naftë dhe kërkesa e brendshme është rritur që nga pandemia COVID-19. Rritja e çmimeve globale të energjisë këtë vit, si dhe rënia e mprehtë e lirës – 44% në 2021 dhe më shumë se 27% këtë vit, kanë nxitur çmimet në vend.
Çmimet e gazit natyror për familjet janë rritur me 174% këtë vit, çmimet e gazit për bizneset e vegjël dhe të mesëm janë rritur 277% dhe çmimet për konsumatorët e mëdhenj industrialë me 379%.
Shteti ende subvencionon mbi 80% të çmimeve të gazit natyror për familjet./SCAN/m.j