Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, në kuadër të samitit të radhës për nismën “Ballkani i Hapur”.
Gjatë vizitës në tenda presidenti Vuçiç nuk ngurroi të degustonte verërat e kantinave të ndryshme të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia dhe disa vende të tjera. Gjatë degustimit nuk kanë munguar as batutat ndërmjet liderëve të Open Balkan ku më së shumti janë “ngacmuar” Vuçiç dhe Rama.
Rama nuk ka preferuar që të provojë verë pothuajse në shumicën e stendave edhe pse Vuçiç në një moment dëgjohet teksa i thotë: “Pi diçka Edi” ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kovaçevskit i cili i ka zgjatur gotën e tij, të cilën Rama e ka refuzuar duke thënë se ka diçka të rëndësishme më vonë.
“Do të më bezdisë mua në darkë, është koha e tij”- ka thënë Vuçiç duke shkaktuar të qeshura ku më pas tha se ai kishte disa intervista për të dhënë ndaj nuk po pinte.
Megjithatë, pas ngurimit të Vuçiç, Rama është dorëzuar, duke shijuar një gotë verë./m.j