Gavin Keeney është një djalë normal 10 vjeçar nga Oklahoma por për nënën e tij, ai është një hero. Ai u bë kryefjalë e mediave të huaja pasi hyri në pishinë për të shpëtuar të ëmën e cila pësoi krize epileptike. Ngjarja ka ndodhur në pishinën e shtëpisë së tyre, siç raportojnë amerikane.
E ëma e tij, Lori Keeney tha se të dy po kalonin një mëngjes të mrekullueshëm kur kishin vendosur të hynin në pishinë. Megjithatë, 10 vjeçari doli nga pishina por më pas kur vuri re se diçka nuk shkonte me të. Ai u hodh për ta shpëtuar dhe e nxori nga uji në mënyrën e duhur që të mos mbytej.
“Gavin sapo kishte dalë nga pishina dhe unë sapo hyra në një krizë,” tha Keeney. “Isha më e frikësuar se asnjëherë më parë. Ai është padyshim heroi im, me të vërtetë ndigem sikur ai është engjëlli im mbrojtës”, tha nëna e tij.
g.kosovari