Në orët e vona të ditës së dielë, Tirana ka treguar më shumë mbi gjendjen shëndetësore të mesfushorit Klevi Qefalija, i cili mori një goditje të fortë në kokë gjatë ndeshjes ndaj Egnatias dhe u dërgua në spital me urgjencë.
Pasi iu nënshtrua kontrolleve, klubi bardheblu bën me dije se për fat të mirë, rreziku ka kaluar.
“Stafi mjekësor i KF Tirana njofton se lojtari Klevi Qefalia ka kaluar tashmë gjendjen e rëndë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejt në gjendjen optimale. Një fjalë falënderimi shkon për stafin mjekësor të klubit për ndërhyrjen e shpejtë si edhe mjekëve të spitalit të traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit. Shërim të shpejtë Klevi, shtëpia jote e dytë pret të rikthehesh sa më shpejt mes nesh”, lexohet në postimin e Tiranës në rrjetet sociale.
/a.r