Google dhe Youtube janë në garë për vendin e dytë për faqet më të vizituara në internet.
Për herë të parë më shumë njerëz kanë vizituar Youtube.com më shumë se Google.com në Dhjetor 2015. Vizitat mujore nga kompjuterët e tavolinës në platformën e videove e tejkaluan gjigandin e kërkimit me 5.3% ne fund të vitit.
Por asnjë nga faqet nuk jua afrua të mundte Facebook, i cili vazhdon të mbetet faqja më popullore në të gjithë botën.
Facebook përfundoi Dhjetorin 2015 me 18.65 trilionë vizita sipas shifrave nga analistët e uebit Similar Web. Youtube ishte i dyti me 15.7 trilionë vizita, që pasohej nga Google me 14.9 trilionë vizita raporton portali “krokodili”.
Është domethënëse që ndërrimi në renditje i Youtube dhe Google vjen në periudhën e Krishtlindjeve. Të dyja faqet popullore, të cilat të dyja zotërohen nga kompania Alphbet, luhaten në popullaritet gjatë gjithë javës – Google kryeson gjatë 4-5 ditëve të para të javës dhe Youtube kryeson në fundjavë.
Ka kuptim se duke qenë se njerëzit kishin më shumë kohë të lirë gjatë pushimeve kishte më shumë vizita në Youtube sesa në Google.
Por këto shifra llogarisin vetëm vizitat nga kompjuterët e tavolinës. Nëse merret parasysh dhe trafiku nga telefonat, atëherë Google ka 34.2% më shumë trafik.