Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të shkrimtarit dhe skenaristit Nasho Jorgaqi.
Përmes një postimi në facebook Rama ka shpërndarë një foto bardh e zi të shkrimtarit me mbishkrimin “Lamtumirë”.
Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Sipas dokumenteve, Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 janar 1955 me nofkën “Dragoi”, për pesë vjet qe “polic” i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. Spiunimet e para ishin kundër Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.
g.kosovari