Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një vizitë zyrtare homologun e tij të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Kryeministri i Luksemburgut u prit me një ceremoni shtetërore në ambientet e jashtme të kryeministrisë, për të vijuar më pas agjendën zyrtare të takimeve.
Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Bettel do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat në orën 10:30.
g.kosovari