Gjyshja e mahnitshme Gina Stewart ka ndarë me ‘Mirror‘ se cili është sekreti i saj për të qëndruar gjithmonë e re dhe për të pasur një lëkurë perfekte. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, sekreti i saj nuk ka të bëjë me trajtime të shtrenjta apo kremra kundër plakjes.
Kur ne mendojmë për gjyshe që duken shumë të reja, mendojmë se pas lëkurës tërheqëse të tyre fshihet një regjim i kujdesshëm lëkure, produkte shumë të shtrenjta kundër plakjes dhe ndërhyrje të shumta kozmetike.
Por ndryshe nga çmund të mendojmë, Gina Steward e cila ka 40.000 ndjekës në rrjetet sociale, i mohon t’i ketë realizuar këto trajtime të cilat janë të papërballueshme nga shumica e njerëzve. Madje ajo e ka shmangur totalisht përdorimin e kremrave që ndalojnë plakjen. Gina tregon se sekreti i saj qëndron te jastëku i saj i gjumit. Më saktë te materiali i këllëfit të tij.
Sipas saj produktet e ndryshme kozmetike, ndonjëherë mund të bëhen shkak për krijimin e rrudhave, ndaj sekreti i saj për të mos pasur rrudha është përdorimi i një jastëku me këllëf mëndafshi.
“Unë fle çdo natë me jastëk mëndafshi dhe nuk mund ta vë më kurrë kokën apo fytyrën time në një sipërfaqe të ashpër. Mëndafshi është antibakterial, gjë që do të thotë se nuk mund të kalojë bakterie në fytyrën tuaj aq sa mund të kalojë, le të themi një jastëk pambuku”, thotë 51-vjeçarja.
g.kosovari