Nga Spartak Ngjela
SPAK filloi punën.
Por na duhet te theksojmë se ka qenë dhe është korruosioni i qeverive shqiptare, 1925 e deri në ditët e sotme që e ka dëmtuar Shqipërinë sikur të ketë qenë e pushtuar. Dhe shpesh këta i ka blerë edhe Beogradi, edhe Athina, edhe Moska. Këta kanë fshehur historinë dhe kanë dëmtuar zhvillimin.
Por…
Shqiptarët tani kanë filluar të kenë nismën e një optimizmi që e kanë pritur, sepse të gjithë e ndjejnë se këtu do të nisë çlirimi i Shqipërisë nga brenda saj, kundër korrupsionit të lartë shtetëror që sot është, në thelb, një antishqiptarizëm i kulluar.
Nëse vërtet do të vijojë kjo punë, fillon realisht historia e re e Shqipërisë dhe nis të gjallërohet e të ngrihet lart edhe personaliteti i Kosovës.
Korrupsioni i lartë shtetëror është përkrahësi kryesor i antishqiptarizmit dhe i pushtuesve sllavë të territoreve arbërore. Si gjithmonë në shekuj e shekuj.
Por dje…
Korrupsioni i lartë i Shqipërisë është trembur. Dhe kuptohet se shpresën tani e ka te Moska dhe Beogradi. Si ngaherë që, si çdo hajdut i kapur, fantazon një deus ex machina si shpëtimin e tij.
Por këta tanët, pasi e kanë vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët, janë bashkuar me pushtuesit. Si edhe të tjerët nëpër shekuj.
Fatkeqësia e Shqipërisë së pavarur, që nga viti 1914, ka qenë fakti që ajo është drejtuar nga injorantë. Viti 1924 mund të sillte zhvillimin e vërtet të Shqirisë me fluksin e Harvardit që drejtohej nga Fan Noli, por atë e shkatërroi Beogradi, i trembur nga Arbëria që mund të vinte, dhe do të vinte, siç erdhi në vitin 1999.
Megjithatë, le t’i kthehemi të sotmes.
l.
Për shqiptarët dje krisi një rrufe shprese: filloi procesi penal për një ish- kryeministër të shtetit dhe të shqiptarëve.
Kanë pritur gjatë shqiptarët që të çlirohen nga një histori e ligësisë dhe që është sunduar nga hajdutët që kanë qeverisur vendin të tyre.
Shqiptarët, edhe në 30 vitet e fundit, janë drejtuar vetëm me të korruptuar dhe antishqiptarë. Shumica e tyre kanë kullotur në Beograd në Athinë ose në Moskë. Dhe kjo është një histori që të rrëqeth me trishtim.
Por koha, më në fund, kuptohet se ka ardhur edhe për shqiptarët, dhe kjo nuk ka qenë fare një rastësi: ajo do të vinte. Se është historia që gjithmonë nuk ka si të mos kthehet aty ku ka nisur.
Kjo tani është një “magji” e kohës. Dhe kjo magji kohore nuk ka rëndësi se si vjen në historinë e një populli, por, për rastin e Shqipërisë, kjo po vjen me një forcë madhore në Gadishullin Ilirik. Kjo po vjen nga forca e superfuqisë unike sot në botë: nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj jam i sigurt kur them që korrupsioni i lartë shtetëror i ka ditët e numëruara.
Historia e Shqipërisë po vjen për t’u ribërë me të një forcë politike shumë më të madhe nga ajo që ka dashur ta shuajë atë si histori, nga mesjeta e deri në vitin 1912.
Forca politike e dhunshme që iu ushtruar Shqipërisë nga greko-bizantino-sllavët për ta shuar si popull ka qenë histeri e gjatë që ka filluar në vitin 600 dhe përfundoi realisht në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës.
Kurse historiografia shqiptare hesht. Ato pak përkthime që janë bërë nga historianë të huaj, janë pak.
Por na duhet ta theksojmë: viti 1999 e kthehu më në fund fatin e Shqipërisë drejt rifillimit gjeografiko-etnik të Arbërisë.
Kjo është e sigurt.
ll.
Na duhet të theksojmë se ka një rregull në histori, i cili është përsëritur vijimisht: nëse një popull të cilin në historinë e tij e ka gjymtuar një superfuqi armike, dhe ky popull me forcën e tij shpirtërore ka ditur të rezistojë deri në mbijetesë, do të jetë sërish një superfuqi ajo që do ta risjellë në historinë e tij. Sepse, në fakt, kështu rikthehet interesi i kundërt: nëse interesi politik i shfarosjes së një populli vjen si pasojë e pozitës së tij gjeografike të lakmuar nga pushtuesi, është pikërisht kjo pozitë gjeografike që sjell interesin e kundërt: ringritjen e historisë së atij populli.
E pra, mbijetesa shqiptare, historia heroike e Shqipërisë dhe gjuha shqipe sot duhet të rikthehem me forcë ndërkombëtare aty ku duhej të ishin, sepse ky është interesi amerikan për zhvillim historik të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet shqiptarëve të shumtë që popullojnë aty katër shtete – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Janë katër shtete…
Dhe sot në universitetet e mëdha në Amerikë po studiohet me themel gjuha shqipe.
lll.
E pra, pikërisht kështu do të vinte historia edhe në Gadishillin Ilirik.
Pse, nuk ishte një forcë e madhe Perandoria Osmane që u turr në Gadishillin Ilirik, dhe që bashkoi të gjithë hordhitë sllave, të ardhura këtu në Shekullin e VII dhe Shekullin e VIII, për të shpërbërë Gadishillin Ilirik, edhe arbërit e Arbërinë?
Po pse, nuk ishin shqiptarët e mëdhenj që filluan sakrificën pesëqind vjeçare me heroikën kastriotiane në Shekullin e XV?
Pse, nuk ishin shqiptarët e mëdhenj që morën në dorë vetë Perandorinë Osmane dhe shpëtuan Arbërinë nga shuarja e saj?
Pse nuk kishin qenë ilirët e mëdhenj që 1900 vjet më parë kishin marrë frenat e Perandorisë Romake me 23 perandorët ilirë dhe e ruajtën Ilirinë për ta sjellë atë në Arbërinë e Gadishullit Ilirik?
Pse, a nuk ishin arbëreshët që shkuan në Itali për t’i shpëtuar pushtimit osman dhe që pas 300 vitesh krijuan aty Rilindjen Kombëtare të Shqipërisë si doktrinën e pavarësisë së Shqipërisë, e cila erdhi në vitin 1912?
Po pra, si mendoni ju, të gjitha këto kanë qenë rastësi deri sai erdhi viti 1999 ku superfuqia uinike e botës moderne bombardoi Beogradin për shqiptarët?
Pse, a nuk e keni parë se, që nga viti 1999, ka filluar sërish rigrupimi i Arbërisë në Gadishullin Ilirik, dhe, a nuk po kuptohet që kjo është një risjellje historike e Arbërisë, e cila tani ka në Gadishullin Ilirik dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën?
lV.
Historia moderne, duke filluar që nga vepra e Georg Stadmüler-it, vërteton se as romakët as bizantinët dhe as sllavët nuk kanë mundur të ndërpresin njësinë etno-kulturore të ilirëve dhe shqiptarëve.
Por koha e solli që studimet gjuhësore e kaluan krizën shqiptaro arbërore që erdhi deri në Shekullin e Dhjetë si pasojë e pushtimeve të hordhive sllave, dhe që zhdukën gjithë bazën arkivale të Arbërisë.
Por dëmin më të madh për historinë e Shqipërisë e ka sjellë djegia e arkivës së madhe të Metropolit Ohër-Justiniana, ku ishte grumbulluar qendra e forcës së gjuhës shqipe. Arkivën e dogjën forcat greko-bizantine. Por ky metropol i Ohridës Justinuana vijoi si metropol deri në vitin 1776.
Gjithsesi duhet theksuar se Bizanti kishte urrejtje dhe frikë nga shqiptarët dhe nga historia e vërtetë që saktësohej nga dokumentacioni shkresor shekullor iliri, i grumbulluar aty nga viti 535 e derisa arkiva u dogj.
Aty ishte gjuha e vërtetë shqipe e cila rrëzonte të gjithë historinë e re të Bizantit me gjuhën greke të krijuar artificialisht, sepse vetëm gjuha shqipe provohet të jetë rrjedhojë e gjuhës së qytetërimit të Athinës së lashtë: që nga Homeri e deri te Aristoteli e filozofët e tjerë të mëdhenj.
Dhe nuk duhet harruar, pikërisht këtu, te ky shkak e ka arsyen e vet urrejtja e madhe e politikës dhe kishës greke kundër gjuhës shqipe.
Po të rikthehet historia, sipas asaj që theksuam më lart, grekët nuk kanë histori në Ballkanin Perëndimor: ajo është histori e iliro-shqiptare, nga Homeri e deri në ditët e sotme. Dhe kjo është arsyeja që me dhunë të epërme kisha dhe shteti grek nuk kanë lejuar arvanitasit të flasin shqip në Greqi edhe pse ata ishim miliona autoktonë aty.
Si mbyllje duhet të theksojmë:
Shqiptarët kishin historinë e tyre që nga lashtësia e shndërritjes gjuhësore, dhe koha e solli më në fund enigmën që kish sjellë mohimin: Homeri e ka shkruar Iliadln brenda kontekstit që krijon sot gegnishtja në gjuhën shqipe. Dhe kjo tani është e provuar.
Histori e Shqipërisë duhet rishkruar nga e para, drejt, me të vërtetën historike dhe qartë.