Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Gjormë të Kurbinit.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Burime bëjnë dije se është kapur autori i dyshuar i ngjarjes.
Ende nuk dihen detaje ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Mund të themi se është ngjarje e përsëritur pasi edhe një ditë më parë kishte një të plagosur në Kurbin.
/e.d