Policia e Kosovës mohon lidhjen e tri rasteve të fundit me ndonjë planifikim për sulm terrorist, shkruan Koha Ditore.
Hetimet e Policisë së Kosovës për arrestimin e katër personave në afërsi të Manastirit të Deçanit, tek të cilët u gjetën disa armë, arrestimi i dy personave të tjerë në Fushë-Kosovë në veturën e të cilëve u gjetën më shumë se 12 kilogramë lëndë shpërthyese, si dhe gjetja e një mjeti shpërthyes në oborrin e një xhamie në Lagjen e Xhamisë në Komunën e Drenasit, sipas Policisë së Kosovës nuk kishin për qëllim ndonjë sulm të mundshëm terrorist.
Zyra për medie e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për të tri rastet janë duke vazhduar.