Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, Mel B, edhe më parë pa asnjë hezitim ka folur për seksualitetin dhe marrëdhëniet e saj me një femër. Ajo thekson se nuk është në një “marrëdhënie të hapur” me burrin e saj, por janë të afërt dhe martesa e tyre është e qëndrueshme. Melanie Brown, 40-vjeçare, e njohur gjithashtu si Mel B, në një intervistë për mediat britanike mburrej se kishte një aferë me një grua dhe mohoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte, janë në një marrëdhënie të hapur.
“Unë kisha një dashnore. Ishim katër vjet në lidhje”, theksoi këngëtarja duke shtuar se “njerëzit mund të flasin për këtë si të duan, por të paktën ende e di se kë e kam në shtrat”. Mel B nuk turpërohet për seksualitetin e saj dhe ka qenë edhe më parë e hapur në lidhje me marrëdhënien e saj me Christa Parker, kurse tani haptazi thotë se është e martuar me gjininë e kundërt dhe se ajo dhe burri i saj janë shumë të afërt.
Ish-lepuroshja e “Playboy-it”, Lee Luan, 54-vjeçare, muaj më parë kishte deklaruar për gazetën “The Sun”, se në vitin 2008 ishte takuar në një hotel me ish-këngëtaren e “Spice Girls”, Mel B, pastaj ishin puthur dhe përkëdhelur në banjë, derisa Belafonte ishte duke pritur jashtë.