Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në një pishinë në Linzë, në periferi të Tiranës ku dy te rinj rrezikuan te mbyteshin, efektivë të komisariatit nr 4 kanë shpallur në kërkim administratorin e restorantit.
52 vjeçari Ylli Hidri akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji.
25 vjeçarja Enkeleda Trungu vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. E reja ishte duke u larë në pishinë bashkë me shokun e saj, Orjolin Mete, 32 vjeç.
Mësohet se asnjëri prej dy të rinjve nuk dinte not.
Orjolini arriti te dale nga pishina, mirepo nuk i dha dot ndihmes vajzes 25-vjecare.
Fillimisht vajza u raportua e vdekur, mirepo pak minuta me vone u raportua se Enkeleda ishte gjalle dhe ishte derguar ne spital ne gjendje te rende per jeten.
Pas ngjarjes së rëndë, efektivë të komisariatit nr 4 proceduan në gjendje të lirë 32 vjeçarin Orjolin Mete, për veprën penale ‘plagosje e rëndë nga pakujdesia’ pasi kur vajza ka rrezikuar të mbytet, ai nuk i ka dhënë ndihmën e duhur.
/a.r