Policia e Vlorës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim dy fëmijë të mitur pasi dyshohet se kanë sulmuar me thikë një 21-vjeçar.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, fëmijët e moshës 15 dhe 16-vjeç kanë goditur me thikë 21-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit e mitur A. Q., 16 vjeç dhe M. M., 15 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. M., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r