Një i moshuar, rreth të tetëdhjetave është sulmuar nga një grup të rinjsh në Britaninë e Madhe duke e lënë të vdekur. Ngjarja, sipas raportimeve të mediave në vend, ka ndodhur në Cayton Road, Greenford, pak pas orës 16:00 BST të martën.
I moshuari, i cili lëvizte me anë të një karroce elektrike, mori ndihmën e parë nga mjekët por humbi jetën në vendngjarje.
Ky është hetimi i gjashtë për vrasje që nis në Londër në katër ditët e fundit. Ndërkohë, fqinjët e tij kanë thënë për mediat, se i moshuari mbante gjithnjë një flamur të Ukrainës me vete.
Po ashtu, thuhet se ai ndihmonte refugjatët ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës, duke i strehuar. Nuk dihen ende arsyet që çuan të rinjtë që të sulmonin të moshuarin.
/a.r