Gratë e guximshme që kanë arritur të arratisen nga jeta si skllave seksi nën terroristët e Shtetit Islamik po iu nënshtrohen ‘testeve të virgjërisë’ për të dëshmuar abuzimin. Human Rights Watch ka zbuluar që qindra gra janë duke iu nënshtruar testeve, që administrohen nga zyrtarët e gjykatës në Irak.
Rothna Begum, një hulumtuese e të drejtave të njeriut, ka intervistuar gratë e reja për telashet e tyre trishtuese.
Njëra prej tyre, e quajtur Luna, është shitur katër herë si skllave seksi pasi u kap nga luftëtarët e ISIS-it.
Luna ishte përdhunuar nga secili prej “pronarëve” të saj para se të shitej.
Megjithatë pas raportimit të abuzimit të tyre, shumë janë të detyruar t’i nënshtrohen një “testi të virgjërisë” që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka dënuar më parë.