Për të gjithë ata që kanë mace, ky lajm duket se nuk do t’ju pëlqejë shumë, pasi ato nuk brengosen aq shumë për ne sa brengosen qentë.
Si pjesë e një dokumentari në BBC2 të quajtur “Macet vs Qentë”, i krijuar nga dy ekspertë kafshësh, një neuroshkencëtar ka testuar se cila nga këto dy kafshë i dashuron më shumë njerëzit.
Shkencëtarët tashmë e dinë se qentë – ashtu si njerëzit – lëshojnë oksitocin, i njohur gjithashtu edhe si “hormoni i dashurisë”, kur ata janë në kontakt me pronarin e tyre, transmeton Gazeta Express.
Ky test nuk ishte mbajtur asnjëherë më parë në macet. “Ne kemi dëshmi të qarta që tregojnë se qentë në fakt i dashurojnë njerëzit”, thuhet sipas Dr. Paul Zak, i cili e bëri studimin.
Studime të ndryshme sociale kanë treguar se kur pronarët bashkëveprojnë me qentë e tyre, njeriu dhe qeni i tij lëshon oksitocin.
Sipas studimit të Paul Zak, qentë i duan më shumë njerëzit se sa macet. Kjo lidhet edhe me atë që thuhet se nëse pronari i maces vdes, ajo ka më shumë gjasa që ta “hajë” atë, ndryshe nga qeni, i cili do të vuante për vdekjen e pronarit të tij.