Nga Mitro Çela
-Si e gjykon ekonominë e tregut një humorist.(Filip Çakuli)-
Disa kohë më parë, së bashku me Filip Çakulin u nisëm me shërbim në Jug të Shqipërisë.
Për të thyer monotinë e rrugës, nisëm një bisedë me nota surealiste.
Unë:- Në Tepelenë do takohemi me
Kauboin,
simbolin e ekonomisë liberale anglo- saksone, apo me
Samurain,
simbolin e ekonomisë sociale të tregut?
Filipi:- Këto broçkulla, Mitro xhani, mund t’I këndosh vetëm në libra.
Kudo do të gjejmë ekonominë socialiste, të kthyer me kokë poshtë?!
Unë:- Nuk besoj! Kemi 30 vjet që jetojmë në demokraci.
Unë them që populli ynë ka rënë në dashuri me teorinë “Laissez faire” të Adam Smithit, që shqip do të thotë: “
-Leri njerëzit të bëjnë çfarë të duan.
Filipi:- Përralla me mbret!
Shqiptarët kanë më për zëmër teorinë e Mao Ce Dunit:
“Fshati rrethon qytetin”.
As në Kinë, kjo teori nuk është vënë në jetë në mënyrë krijuese si në Shqipëri!…
-Ke mall, psh, të takosh tropojanë, kuksianë a dibranë?
Nuk ke pse merr “arratinë” drejt veriut.
Mjafton të bësh një “viaxho” nëpër Bathore! I “përqafon” të gjithë brenda ditës.
Qëndrojmë për drekë në fshatin Terihat.
Dy-tre taverna. Njera më e bukur se tjetra.
Mes nesh disa bizesmenë. Njeri prej tyre tha:
-Në Përmet dhe Tepalenë, disa baxho janë bllokuar nga djathi.
Nuk u shitet. Nuk e blejnë tregtarët tiranas, dursakë a shkodranë.
Filipi:- Kjo është hata e madhe!
Fabula e djathit ka vite që përsëritet!
Disa kohë më parë, gazetarët e “Fiks Fare” linvestiguan dyqanet e Tiranës.
Kudo djathë nga Përmeti, Tepelena a Saranda…
-Ku e blini djathin,- pyeti gazetari? …
-Në Përmet tha shitësi i parë.
Në Sarandë, – tha një i dytë…
Për të nxjerrë të vërtetën përdorëm kamerat e fshehta.
Djathi prodhohej në Fier e Lushnjë. Marka ishte e fallsifikuar!?
Ky është paradoks!
Unë:- Jo! Ekonomia e tregut nuk nakatoset me paradokse.
“Mbret” është konkurenca.
Kur vendin e konkurencës e zë mashtrimi, del mungesa e shtetit.
Ne kemi me shumicë taksidarë, burokratë, institute, shoqata.
Të gjithë firmosin në bordero për ta zëvëndësuar ekonominë e zezë të tregut me ekonomi e lirë të tregut?! Por zyrtarisht pranohet se 30 përqind e ekonomisë punon në të zezë?!
Filipi:- Dikur ka qënë një Bankë Agrare.
Ajo jepte kredi për fshatin.
Dihet fati i saj?
Unë:- Banka Agrare u hap në vitin 1992. U mbyll në vitin 1998-të. Rolin e prokurorit e luajti qeveria socialiste.
Vendimin e “gjyqit” e dha FMN-ja.
Banka ishte e “krimbur” në borxhe.
Filipi:- Me këtë logjikë në Shqipëri duhet t’u vihet dryni edhe ndërmarrjeve të ujësjellsit.
Edhe ministrive që nuk paguajnë dritat;
Të gjitha janë të “krimbura në borxhe”…