Ministria ruse e mbrojtjes, ka bërë të ditur se posedon prova të mjaftueshme se janë gjuajtur objekte civile nga pika kufitare turke.
Gjatë një konference për media, zëdhënësi i ministrisë Igor Konasenkov, ka deklaruar se videoja e prezantuar mbështet pretendimet e Moskës, transmeton Telegrafi.
Në ministrinë ruse të mbrojtjes, kanë bërë të ditur se pas publikimit të videos presin të dëgjojnë reagimet e NATO-s, Pentagonit dhe ushtrisë turke.
Gjatë prezantimit të videos, Konasenkov ka shpjeguar se bëhet fjalë për pikën kufitare në kufirin e Turqisë me Sirinë, dhe se prej aty është gjuajtur me raketa në drejtim të popullatës civile në Siri.