Përfshihet nga flakët mjeti në aksin Lushnje-Rrogozuínë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë.
Drejtuesi i mjetit është njoftuar nga shoferë të tjerë se në pjesën e pasme të mjetit po dilte tym e flakë.
Në mjet kanë qenë 4 persona. Dy prej tyre u hodhën kur mjeti ishte ende në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kur shoferi ndaloi në anë të rrugës.
Të katër personat me origjinë nga Durrësi ndodhen në spitalin e Lushnjes për mjekim.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe policia.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Dy prej tyre kanë pësuar djegie dhe janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë, dhe së shpejti do nisen edhe dy të tjerë.
Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën Fabian Xhani 17 vjeç, Xhanluka Xhani 19 vjeç nga Luzi Kavajës, Erjet Kaja 18 vjeç dhe Ardit Sula 21 vjeç nga Durrësi.
g.kosovari