Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë së në plazhet në jug të vendit, edhe sot ka mjete lundruese të pakontrollurara, pavarësisht tregjedisë së djeshme në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf.
Nga Himara, Hajdari u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë, pasi sipas saj, këto mjete dhe ata që i drejtojnë në mënyrë jo të rregullt, përbëjnë rrezik për pushuesit.
“Ende ka sot e kësaj dite ka mjete lundruese në det. Ende sot e kësaj dite ka vende të pakontrolluara të jet skive që bëjnë pirueta nëpër brigjet dhe detet në pjesën e jugut, që është totalisht e papërgjegjshme. Në këto raste shteti duhet të ndërhyjë, nuk duhet të lejohen mjetet lundruese në çdo cep të plazheve tona.
Janë një rrezik i jashtëzakonshëm për këdo që pushon në brigjet shqiptare. Mendoj që kjo regjedi duhet të ishte evituar kohë më përpara. Nuk ka siguri në plazhe në këtë sezonik turistik. Edhe në Himarë ka pasur sot mjete lundruese”, theksoi Hajdari në një intervistë për “Euronews Albania”.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
/a.r