Dashuria e nënës për fëmijën e saj është e pakushtëzuar. Ku nëna bëhet mësuese, kujdestare, shpatulla për të qarë dhe plot gjëra të tjera për ta. Por ajo që bëri Tisha Beauchmin ishte krejtësisht e papare dhe preku zemrat e shumë lexuesve.
Nënë e pesë fëmijëve, Tisha dhe bashkëshorti i saj Kevin Beauchmin përmbushën dëshirat e fqinjes së tyre që po vdiste, Audrey për t’u bërë kujdestare zyrtare për tre fëmijët e saj.
Audrey është një nënë beqare e tre fëmijëve që jetonte përballë Tishës. Pasi u sëmur rëndë, ajo vendosi të shkonte në spital, ndërsa tre fëmijët e saj i la me fqinjën e saj Tisha. Tisha dhe burri i saj ranë dakord edhe pse shtëpia e tyre ishte e vogel.
Ishte shkatërruese per te kur u kthyen rezultatet e testit të Audrey. Ajo u diagnostikua me kancer të ezofagut dhe stomakut në fazën e dytë.
Duke qenë një nënë beqare, Audrey shqetësohej për tre fëmijët e saj dhe të ardhmen e tyre. Ajo kishte nevojë të dëshpëruar për t’u siguruar që fëmijët e saj do të kishin dikë për t’u kujdesur.
Fqinjët nuk kishin marrëdhënië të ngushtë bashkë, megjithatë Audrey i kërkoi Tishës që të ishte kujdestari ligjor i fëmijëve të saj.
Pa asnjë hezitim, Tisha dha një “po” të menjëhershme për pyetjen e saj. Burri i saj ishte gjithashtu i dashur me fëmijët, gjë që e bëri edhe më të lehtë për Tishën të vendoste.
Çifti u përpoqën të lehtësonin disa nga problemet e Audrey-t, ku bënë gjithçka për të pakësuar barrën dhe shqetësimet e saj.
Sidoqoftë, kanceri i fazës së dytë u përshkallëzua shpejt në fazën e katërt. Për të shtuar lajmin e keq, kanceri ishte përhapur në mëlçi dhe veshkat e saj duke bërë që të dy organet e saj të mbylleshin. Ishte shkatërruese për familjen kur Audrey vdiq vetëm dy javë pasi u kthye në shtëpi nga spitali.
Tisha nuk donte që fëmijët e Audrey-t të kalonin atë që ajo kishte kaluar. Ajo ishte rritur në një jetimore dhe nga eksperienca e saj nuk donte që ato fëmijë të vuanin njësoj.
“Ata kanë kaluar shumë. Ata meritojnë një familje të dashur dhe një vend për ta quajtur shtëpi, “tha Tisha për FOX 5.
Dy familje u bashkuan në një, ku tani ishte një familje me 10 anëtarë. Fillimisht, familja kishte mundur të futej në shtëpinë e tyre, por tani me tre anëtarë të tjerë ishte më e vështirë në atë banesë të vogël.
Rasti i kësja familje shkoi deri në media dhe atyre iu mundësua një shtëpi e përshtatshme për 10 anëtar, ushqim i paguar për një vit dhe një makinë e re për familjen.
Kjo është një histori e mrekullueshme e njerëzve të mirë që ndihmojnë njerëzit e mirë!/m.j