Vrasja e Lonora Serinës nga bashkëshorti i saj në Zakinthos, mbrëmjen e të dielës shokoi mbarë opinionin.
Sot 49-vjeçari ka dalë para gjykatës, ndërsa jashtë saj e prisnin shumë qytetarë që bënin thirrje për dënim maksimal.
Mes tyre gjendej dhe djali më i madh i çiftit, 20-vjeçari i cili ka thënë se donte të shihte reagimin e babait të tij për krimin.
“Dua të shoh reagimin e tij, nuk e di… Erdha kështu, u ndjeva sikur duhej të vija, të isha këtu, të shikoj se si e bëri ky njeri diçka të tillë”, tha 20-vjeçari.
Ndër të tjera ai tha se ka kontaktuar me vëllezërit e motrat e tij, të cilët ndodhen në shtëpinë e një të afërmi në Lamia dhe sipas asaj që i ka thënë kushëriri, motra e tij ishte duke fjetur dhe kërkonte nënën e tyre në gjumë.
Më tej ai ka thënë se disa herë ka tentuar ta parandalojë këtë sjellje nga babai i tij, por ai nuk ka dëgjuar. “Ai tdehej, vinte në shtëpi dhe ishte dehur, nuk dëgjonte askënd, madje as ne, fëmijët e tij. I harxhoi kot paratë aty ku i shpenzoi, në vend që të ndihmonte, të bënte diçka më të mirë për fëmijët e tij. Vetëm mamaja punonte dy punë për t’ia dalë mbanë… Të gjitha shpenzimet e shtëpisë, gjithçka, mamaja e mbante një person të tillë”, tha ndër të tjera 20-vjeçarja.