Shqiptari që vrau gruan me thikë në Zakinthos të Greqisë është arrestuar pas disa orës kërkime nga policia helene.
Ndërkohe mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të 41-vjeçares me origjinë shqiptare.
Viktima ka paditur në të kaluarën dy herë bashkëshortin për dhunë në familje.
Padia e parë është bërë më 18 qershor. Mësohet se autoritete greke kishin lëshuar masë mbrojtjeje për 41-vjeçaren, që bashkëshorti mos ti afrohej deri në 100 metra.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi.
Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.
Fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.
Një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.
“Shqiptari e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon duke bërtitur “Do të të vras”, ka thënë komshia e çiftit për protothema,gr.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.
Gruaja fatkeqe punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të.
g.kosovari