Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe është pritur nga Edi Rama me ceremoni jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
Pak minuta më parë firmosur marrëveshja e rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë për të krijuar një grup të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme.
Qëllimi i kësaj vizite zyrtare të Pedro Sanchez është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike me Serbinë, Bosnje-Hercegovinën , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë por nuk ka vizituar Kosovën.
/e.d