Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e përfshirjes së emrit të tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duke ironizuar kryeministrin Edi Rama.
Ish-Presidenti Meta ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto nga revista “Në shërbim të popullit” të vitit 1983 ku është një karikaturë që mban autorësinë e kreut të qeverisë.
Meta thotë se Rama ishte karikaturisti i preferuar i Partisë së Punës përë shkrimet propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.
Ish-Presidenti thotë se tani Rama është kryetari i bandës së inceneratorëve.
Per hir te se vertetes, Rama i bente karikaturat publike, botoheshin publikisht, dhe nuk ishin spiunime qe dilnin pas 40 vitesh, dhe qe kishin marre me qafe njerez., sic po akuzohet Ilir Meta!
Aq me teper qe nje karikaturist Meta e ka dekoruar, behet fjale per Bujar Kapexhiun.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.
Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.
Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.
Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)/m.j
Edhe Kapexhiu, agjent i sigurimit ishte, njesoj si Like i Moniçkës.
Agjenti dekoron agjentin.
Rroftë sigurimi i shtetit ! ! ! ? ? ?