Disa ditë më parë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se faqet e shërbimeve online si dhe disa faqe qeveritare në Shqipëri kishin rënë pre e sulmit kibernetik ndaj dhe u detyruan që ti mbyllnin përkohësisht.
Por sulmi kibernetik drejt vendit tonë kohët e fundit duket se nuk është i vetmi, teksa ditë ne sotme një Në mediat italiane raportohet se banda famëkeqe “Ransomware Lockbit” ka goditur një institucion finaciar në Itali, Agenzia delle Entrate, e cila ka të dhëna tepër të rëndësishme si për kompanitë ashtu dhe për individët.
Ransomware është një lloj virusi që hyn brenda një organizate për të nxjerrë të dhënat dhe për t’i bërë sistemet të padisponueshme. Pasi të dhënat janë të koduara, hackerat i kërkojnë viktimës të paguajë një shpërblim, në mënyrë që të mund ta deshifrojë atë.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme belge ka akuzuar hakerët kinezë për kryerjen e sulmeve kibernetike për rreth 4-javë kundër Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të marrin masa të nevojshme për të hetuar situatën.
Sipas deklaratës, thuhet se sulmet kibernetike kundër qeverisë belge kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në sovranitetin e shtetit, demokracinë, sigurinë dhe në shoqërinë e tyre. Hakerët kinezë kanë akses në Ministrinë e Brendshme për dy vite, ndërsa sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2021 rezultuan që rrjeti i saj i internetit të shkëputej për javë të tëra, ku stafi i saj nuk kishte internet dhe mundësi për të komunikuar përmes e-mail.
/e.d