Në vijim të raportimit për situatën emergjente nga ana e M.Z.Sh Durrës na komunikohet për riaktivizim të një vatre në Gjirin e Lalzit, Njësia Administrative Ishëm.
Aktualisht po punohet me 1 mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës të M.Z.Sh Durrës. Nuk ka rrezik për banesat, pasi distanca është e konsiderueshme.
Në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm vazhdojnë të jenë aktive vatrat. Zjarri është duke u favorizuar edhe nga era. Sipërfaqja e djegur arrin deri tani afërsisht 10 ha pyje.
/e.d