Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ndodhet prej 7 orësh në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku po dëshmon për konçenesionin e sterilizimit, i cili po hetohet si një aferë korruptive në shkelje të barazisë në tendera.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja, ku shprehet se ish-ministri po jep llogari se pse ishte e nevojshme dhënia e këtij konçesioni, rrethanat dhe pse u fry fatura nga 12 në 17 mln euro në vit.
Beqja është paraqitur në SPAK pa avokat mbrojtës.
“Së pari ka të bëjë me mënyrën se si është përzgjedhur dhe shpallur fituese kompania koncesionare Sani Service shpk, e cila ka marrë koncesionin me vlerë 100 mln euro për 10 vite. Së dyti, se cilat ishin arsyet dhe rrethanat që detyruan qeverinë shqiptarë dhe ministrinë e Shëndetësisë ta jepte këtë shërbim, pra sterilizimin e seteve kirurgjikale me koncesion dhe se si u fry fatura për pagesën në llogari të kompanisë koncesionare. Nga 12 mln euro që ishte në vitin e parë, kjo pagesë ka shkuar në 17 mln euro. Gjithashtu z. Beqja do të pyetet edhe për mënyrën se si u kalua qendra e sterilizimit e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Europës pranë Qendrës Spitalore Universitare dhe më pas kjo qendër nuk u vu në funksion nga ana e shtetit, por iu dha në përdorim privatit.
Beqja është duke u pyetur se sa kushtonte ky shërbim kur jepej nga shtetërori dhe sa kushton tani që jepet nga privati. Gjithashtu një tjetër interes i hetuesve të BKH-së lidhet pikërisht me faktin se Beqja rezulton me njohje dhe lidhje miqësore me pronarin e kompanisë Sani Service, kompani që ka fituar koncesionin. Dyshohet se Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj janë miq dhe ndaj dyshohet nga prokuroria e Posaçme se kjo kompani është favorizuar për fitimin e këtij koncesioni.
Gjithashtu është duke u hetuar edhe një pistë tjetër që ka të bëjë me dyshimet e pastrimit të parave, por me gjasë kjo akuzë do iu atribuohet nëse do ketë vendime konkrete nga ana e SPAK të gjithë personave që janë të përfshirë në çështjet e biznesit”, tha gazetarja.
Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.
BEQAJ PARAQITET NE SPAK PA AVOKAT
Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërriti në Prokurorinë e Posaçme. Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.
Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit
Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.
Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.
/e.d