Tre ditë pas ngjarjes tronditëse në familjen Ferraj media udhëtoi drejt fshati Brataj të Selenicës. Makina të çon deri në qendër të fshatit, ndërsa banesa ndodhet në këtë kodër.
Ecëm rreth 1 orë në këtë rrugë për bagëti. Kur mbërritëm u përballëm me mjerimin e kësaj familje, që mëngjesin e të shtunës u mbajt peng për 4 orë nga një 38 vjeçar, që i dhunoi dhe përdhunoi vajzën 17 vjeç, informon abc.news.al.
Në banesë gjetëm vetëm nënë dhe fëmijët e vegjël. Kryefamiljari kishte shoqëruar vajzën e madhe për të kryer ekspertizë mjeko-ligjore tek spitali i Vlorës. Kjo është dhoma ku autori mbylli fillimisht fëmijët, pasi hyri në banesë për të kryer aktin e rëndë.
E tronditur zonja e shtëpisë shpjegon veprimet që kreu 38-vjecari Vitrin Çobaj në dhomën e fëmijëve.
“I mbylli dhe ju rrinte afër që mos ikin nga dhoma në dorë kishte një çifte me dy gryka. Vuri llozin që mos dilnin fëmijët nga dhoma. dhomës së fëmijë.”
38-vjecari nga fshati Vajzë i Vlorës, pasi u sigurua që fëmijët nuk hapnin dot derën, shkoi tek dhoma tjetër ku ndodhej çifti i bashkëshortëve Ferraj. Kjo është dhe dhoma ku lidhi çiftin Ferraj fillimisht lidhi burrin dhe më pas bashkëshorten e tij.
41-vjecarja tregon se agresori tentoi të abuzojë seksualisht me të.
“Mua më lidhi duart tek koka e krevatit, burrin e lidhi në fund të krevatit. Preu litar tjetër dhe më lidhi mua dhe këmbë, për siguri. Tentoi të abuzojë dhe me ty? Po unë e kundërshtova, I thashë nuk ke të drejtë.”
Nëna i shpëtoi përdhunimit, ndërsa vajza e madhe që është me aftësi të kufizuar, jo. Çobaj e nxori me dhunë nga banesa dhe e coi tek stalla e bagëtive. Kjo është stalla ku autori abuzoi me vajzën 17 vjecare, në kërcënim e një arme dhe thike.
E vetmja që mundi të largohej nga banesa ishte vajza 15 vjeçare. Shkoi në fshat, takoi kryeplakun, I cili më pas lajmëroi policinë. Ajo vazhdon të jetë e tronditur dhe ka një kërkesë.
“Jam e trembur, kërkoj një shtëpi të re.”
Nëna kërkon mbrojtje nga institucionet, pasi janë në gjendje shoku.
“Kërkoj të mbrohet jeta e fëmijëve. Të jenë në një vend ku mos kem merak për fëmijët.”
Kjo familje jeton në mjerim vetëm me paratë e kempit që merr 17-vjecarja dhe kryefamiljari.
Kanë kaluar tre ditë nga kjo ngjarje dhe vetëm sot në mesditë kanë shkuar tek shtëpia punonjëset e Bashkisë të Selenicës. Jashtë kamerës thanë për abc se do ti ofrojnë kësaj familje një banesë sociale në qendër të fshatit ose në qytet. Ndërsa fëmijët do të trajtohen nga psikologët./m.j