Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez që i hap rrugë procesit të integrimit.
Varhelyi thekson se mezi pret hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa shton se do të takohen në Bruksel.
“E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e FR.
Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa takohemi për IGC në Bruksel. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, shkruan ai.
g.kosovari