Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës. Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45.
28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.