Kreshnik Spahiu ka thumbuar ashpër Sali Berishën ku shprehet se protestën e ka organizuar për hallin e tij pasi është non grata.
Spahiu bën me dije se 3 shtete e kanë shpallur Non-Grata prej 10 vjetësh, por asnjëherë nuk e ka përfshirë Lëvizjen Kuqe e Zi për t’i dalë në mbrojtje.
Postimi i Kreshnik Spahiut
3 shtete më kanë shpallur Non-Grata prej 10 vjetësh (Greqi, Maqedoni, Serbi) për shkak të kauzave patriotike të partisë dhe ende nuk lejohem të hyj në këto tre shtete.
Pavarësisht se dënimin e morra jo për akuza personale por nga kauzat e lëvizjes, kurrë nuk e përfshiva Lëvizjen KuqeZi në protesta mbështetse për hallin tim.
Poshtërsi e madhe, ti faturrosh hallin tënd, mijëra njerzve!
/e.d