Një adoleshente nga Gramshi është denoncuar e zhdukur nga babai i saj.
44-vjeçari deklaroi në polici se ai ka humbur kontaktet me të bijën prej dy ditësh, kur ajo u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Babai e bëri denoncimin ditën e djeshme, ndërsa policia nisi punën për gjetjen e saj.
“Më datë 07.07.2022, shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe,” njofton policia.
/e.d