Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka akuzuar ministren e Jashtme se po fshihet pas avokatit të saj prandaj nuk mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Bardhi tha se PS po zvarrit kërkesën e PD-së deri në seancën e fundit të sesionit parlamentar me qëllim që të hiqet nga vëmendja e opinionit publik.
“U kthye në kundërshtim me rregulloren si seancë leximi. Deputetëve të opozitës dhe maxhorancës e drejta për të kërkuar shpjegime, jo nga Xhaçka, se kishte vendosur të fshihej pas avokatit, të paktën të kërkonim shpjegime nga avokatët. -8 mijë metër katrorë të vijës bregdetare konsiderohen si hiç. Cili nga qytetarët shqiptarë i palidhur me ministren Xhaçka ka pasur mundësinë të përfitojë 8 mijë metra katrorë menjë çmim qesharak 3 lekë dhe të konsiderohej si veprimtari jofitimprurëse.
Ministrja ka pranuar se bashkëshorti i saj ka përfituar nga pasuri publike, me firmë të Ramës. Dua të përsëris se janë dy vendime të kom të institucioni strategjik dhe këshillit të ministrave që i kanë lejuar Xhaçkës të përdorë vijën bregdetare dhe të shtrojë veprimtari fitimprurëse. Neni 27 i ligjit i ndalon ministrit apo bashkëshortin që të nuk mund të zotërojë aksione në një shoqëri tregtare pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së tij. Nëse bashkëshortit vendos të ushtrojë veprimtare publike, duhet të heqë dorë ministrja nga funksioni publik. E gjithë kjo që keni parë, zvarritja e kësaj kërkese kanë qëllim që kjo çështje t’i nënshtrohet apo të jetë në rend dite ne seancën e fundit plenare sepse mendojnë se përfundon sesioni parë dhe Olta bashkë me bashkëshortin dhe qeveria do shkojnë me pushim, ndoshta në resortin ku ministrja planifikon të investojë 5.54 mln euro dhe shqiptarët të harrojnë që duke shfrytëzuar pozicionin publik ministrja i ka dhënë bashkëshortit 8 mijë metër katrorë pronë publike në jug të vendit”, tha Bardhi.
/e.d