Disa fotot përpara momentit të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, janë bërë virale. Autori i dyshuar i krimit shihet në imazhe duke qëndruar pas Abe, pak para se ta qëllonte me armë.
Ish-kryeministri, i cili ishte lideri më jetëgjatë i Japonisë, po mbante një fjalim gjatë një fushate në rajonin perëndimor të Nara. Ai buzëqesh, ndërsa njerëzit përreth tij duartrokasin.
Pas liderit 67-vjeçar qëndron një burrë me maskë anti-COVID, i veshur me pantallona të stilit ushtarake dhe me një çantë në shpinë.
Pak minuta përpara se politikani të fillonte fjalimin, veterani 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, iu afrua Abe dhe e qëlloi për vdekje.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Abe, i veshur me kostum, nis fjalimin e tij. Më pas dëgjohen të shtëna dhe Abe rrëzohet në rrugë, ndërsa rojet e sigurisë vrapojnë drejt tij.
Disa roje të tjerë të sigurisë vrapojnë drejt autorit të dyshuar dhe arrijnë që ta vendosin në pranga.
Raportohet se autori ka qëlluar më një armë artizanale. Mjekët luftuan për të shpëtuar Abe, por nuk mundën. Ai ndërroi jetë rreth 5 orë e gjysmë pasi u qëllua. Ai kishte marrë dy plumba në gjoks dhe një në anën e djathtë të qafës së tij.
Kjo është vrasja e parë e një ish-kryeministri japonez që nga ditët e militarizmit të paraluftës në 1936.