Për Partinë Socialiste protesta e djeshme e Sali Berishës nuk ndryshon asgjë nga vendimi që ata kanë për të mos e konsideruar fare një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Por në koment të pyetjes tuaj që lidhet me ‘non gratën’ Sali Berisha. Sot e kemi pranuar kërkesën e PD sepse nuk ishte firma e Sali Berishës, ndryshe nuk do ta kishim pranuar. Shkresë që mban firmën e Sali Berishës këtu në sallë nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, në këtë aspekt dua të them se unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave. Nuk hyn në komente të tjera”, ka thënë Balla.
/e.d