Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.
Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.
Në natën përmbyllëse nuk munguan surprizat dhe të ftuarit, duke elektrizuar një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare. Spektakli u transmetua live në Tv Klan Plus.
/e.d