Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 në bulevardin “Ismail Qemali”.
Një automjet tip “Tpyota”, me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d