Në një konferencë për mediat ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar se ndryshim të taksimit mbi karburantet nuk do të ketë. Ministrja theksoi se në momente krizash është politikë e gabuar që të ndryshohet taksimi.
“Nuk ka pasur asnjë deklaratë për reduktim të taksave të karburanteve, vijojmë t’i qëndrojmë qëndrimit tonë. Në momente krizash, politika e gabuar ndryshimi i taksimit. Rishikimi i aktit normativ, për peshkimin, fermerët, nuk ka pasur asnjë deklaratë për ndryshim të taksimit. Kemi hedhur për konsultim publik projektligjin për amnisti fiskale. Të konsultohemi sa më mirë”, deklaroi ministrja.
g.kosovari