Asnjë nga bankat që operojnë në Shqipëri nuk klasifikohet me risk të ulët në fushën e pastrimit të parave.
Sipas vlerësimit që u është bërë 12 bankave të sistemit tonë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se pjesa 7 kategorizohen me rrezik të lartë dhe 5 me të mesëm.
Ky raport është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, ku 7 banka klasifikoheshin me risk të mesëm dhe 5 me rrezik të lartë.
Të dhëna të siguruara nga Euronews Albania, tregojnë se në një rast, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur masë ndëshkimore me paralajmërim për mungesë vigjilence të transfertave të bizneseve me persona të ekspozuar politikisht dhe mungesë dokumentacioni për provimin e burimit të të ardhurave.
Me rrezik të lartë në fushën e pastrimit të parave rezultojnë edhe zyrat e këmbimit valutor. 119 nga 556 prej tyre kanë dalë me nivel të lartë rreziku.
Për 12 prej tyre Banka e Shqipërisë ka revokuar licencën dhe 26 janë ndëshkuar me gjobë.
Shqipëria është në listën gri të njësisë së Këshillit të Europës Moneyval sa i takon riskut të pastrimit të parave që prej vitit 2018./m.j