Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, ka bërë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit në lidhje me vendimin e Gjykatës për masat ndaj 8 punonjësve të policisë në Elbasan.
Pampuri tha se bandat kanë qenë në bashkëpunim të fshehtë me segmente të policisë për të ndihmuar Ramën që të marrë mandatin e tretë.
Sipas saj përfaqësuesit e PS kanë qenë të angazhuar në blerjen e votave, dhe e gjitha kjo ka ndodhur me ndihmën e policisë apo nën hundën e saj.
“Është në nderin e prokurorisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë të vijojnë punën për zbardhjen e të gjithë ngjarjeve që çuan në deformimin e vullnetit të shqiptarëve”, deklaroi Pampuri.
/a.r
Po kush te beson ty moj qe e bere te gjallin te vdekur.