Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur sot në SPAK, ku është marrë në pyetje. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Siç shihet edhe nga fotoja, Rama futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të merret në pyetje.
Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.
/a.r