Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja midis Hotel Tiranës dhe InterContinental Group, një prej brand-eve më të mëdha dhe luksoze të hotelerisë, që operon mbi 100 vende të botës.
Ky projekt e shndërron Tiranën në një destinacion të rëndësishëm në rajon për zhvillimin e turizmit të konferencave dhe biznesit, me një infrastrukturë të kapacitetit të lartë për 1000 persona në konferencë dhe mbi 300 dhoma akomodim.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri u shpreh se:
“Për të gjithë ata që e njohin Ram Gecin prej vitesh, është po ashtu emocion sepse Rama është një burrë që flet me punë dhe jo me fjalë. Jam shumë i privilegjuar që mund ta konsideroj një partner të shkëlqyer të gjithë qeveritë që kanë dash të punojnë.
Dua të falënderoj edhe miqtë e grupit InterContinental, të cilët besoj do jenë sërish në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen e një tjetër hoteli në Durrës.
Kjo flet për një Shqipëri totalisht tjetër, e cila është në hartën e turizmit tashmë. Dhe me ardhjen e këtyre kompanive dhe brand-eve ndërkombëtare edhe lajmi do të përhapet shumë më shpejtë. Bëhet fjalë për një kompani, e cila ka më shumë se 130 milionë klientë të cilët ndjekin markat vend pas vendi.
Jam i bindur që në fund ky hotel do jetë një nga krenaritë edhe për vetë kompaninë e cila ka një numër të tillë hotelesh saqë lodhesh edhe ti numërosh”
Nisma si reduktimi i TVSH-së për hotelerinë në 6 %, mbështetja për investitorët strategjikë, të hotelerisë së nivelit 4 dhe 5 yje, për agroturizmin si një ofertë e re turistike, kanë sjellë në Shqipëri brand-et më të njohura të hotelerisë si: Hilton, Hayat, Merriot, Melia, Mk Group, Radisson Blu, Maritim Plaza, Maritim Crowne Plaza, Movenpik i Accor dhe Amarad.
/a.r