Producentja e reality show-t “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka treguar se kur pritet të nisë programi që gozhdoi të gjithë shqiptarët para ekranit në sezonin e tij të parë që u mbyll në muajin shkurt.
E pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, Lori Hoxha thotë se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022.
“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë”.
Lori pohon se deri në nisje të BBV2, programacioni ditor dhe ai prime do të jenë “lart” si gjithmonë, tërheqës, argëtues dhe edukues.
“Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan mëtej Lori.
Me producente Sara dhe Lori Hoxha, Big Brother Vip 1 ishte programi që theu çdo rekord shikueshmërie me audiencën televizive, youtube apo rrjete të tjera sociale. Edhe sezoni i dytë premton surpriza, por deri atëherë na mbetet të presim…
/e.d