Një nënë është ritakuar më të bijën biologjike. 32-vite më pasi e kishte lënë atë në jetimore.
Në emisionin e “Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka trajtuar historinë e Esperancës e cila në vitin 1990 lindi pa dëshirën e prindërve vajzën e saj, Marsidën, të cilët nuk mundi ta rriste për shkak të pamundësisë ekonomike.
Ajo e ka lënë vajzën në jetimore dhe e vizitonte shpesh herë fshehurazi, ndërkohë që kur ajo u birësua iu dha lajmi se vajza e vogël nuk jetonte më.
32 vite më vonë, nena është ribashkuar më të bijën, por gjatë takimit ajo ka humbur ndjenjat gjate emisionit.
Në rrëfimin e saj, Esperanca theksoi se mentaliteti i kohës, shtatzënia në moshë të vogël, mospërkrahja nga familja dhe babai i vajzës, e detyruan ta lindte e vetme. Dy javët e para, kujton ajo i qëndroi pranë për t’i dhënë gji, por më pas u detyrua ta linte në jetimore sepse i duhej të kthehej në shtëpi.
Esperanca: E lashë në jetimore, bëra dokumentat. Atje shkoja, e vëzhgoja nganjëherë, pastaj kur shkova melezen se donte ta njihte, ka vdekur edhe tezja, thanë që “nuk është këtu, ka vdekur”. Kur thanë ata ka vdekur, më ra si të fikët atje në jetimore. Pastaj me mendjen time thashë’ mbahu fort, bëhu e fortë Esperanca”.
Sikur ma ndiente që ose do e kenë birësuar, ose do jetë aty dhe nuk ma tregojnë. Kur mora vesh që vajza kishte vdekur, unë piva ilaç që të vdisja dhe unë. Më çuan te Spitali Ushtarak dhe aty doja të hidhesha nga kati i tretë.
Ardit Gjebrea: Vetëm nga dëshpërimi.
Esperanca: Ajo ka ditëlindjen më 29 Gusht, unë marr shoqet e mia, vajzën e dajës dhe i them “hajde hamë ndonjë gjë se ka ditëlindjen Marsida”. Këtë vit ajo mbush 32 vjeç më 29 Gusht.
/e.d