Erald Totilla është 40-vjeçari që humbi jetën pasditen e sotme pasi u përplas me një betoniere, teksa po lëvizte me motor në zonën e TEG-ut në tiranë.
Totilla u plagos rëndë dhe u nis me urgjencë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Mësohet se 40-vjeçari ishte një person i pasionuar pas motorave sportivë dhe garave.