Motra e Martin Çeços ka hedhur poshtë pretendimet e 18-vjeçares se ajo nuk e njihte Martin Çeçon dhe se nuk kishte punuar kurrë në byrektore.
Klarita: Sapo dola nga komisariati, jam me motrën. Ajo gënjen, janë të gjitha gënjeshtra. Është shumë mashtruese e madhe. Nuk është e vërtetë që vajza nuk punonte në byrektore. Ajo mori vëllain në qafë.
Nuk e di kush është i dashuri i vajzës, por fajet i ka ajo që vëllai iku. Në polici nuk është fare ajo, vajza në video. Të na ballafaqojë me vajzën, do ia nxjerr sytë me duart e mia. Se di si ka qenë puna e njohjes së tyre. Ata e dinë, por do ndoshta ka qenë ajo që ka shtyrë vëllain të dilte jashtë.
Nuk kishin pse e bënin me vëllain një gjë të tillë, ishte shumë i urtë (qan). S’kishte pse ta vriste. Nuk ishte kriminel ai që ta vrisnin. Jam afër komisariatit.
g.kosovari