Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy të moshuar u gjetën të vdekur nga nipi në shtëpinë e tyre.
80-vjeçari Safet Meçaj ishte vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj, 80 vjeç ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak kur gjeti burrin të varur.
Ngjarja ka tronditur opinioni por më shumë familjarët. Në një postim prekës një e afërme shkruan për dashurinë e dy të moshuarve, duke thënë se nuk rrinin dot pa njëri-tjetrin, teksa u ndanë nga jeta njëkohësisht.
“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës.