Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Beniada Jakic është një ndër personazhet më të dashura për publikun.
Shpesh herë në rrjete sociale ose programe Beniada është pyetur në lidhje me jetën private, rreth një partneri ideal.
Modelja me thjeshtësinë e saj nuk ka nguruar kurrë të përgjigjet, teksa ka theksuar se është akoma beqare në kërkimi të një partneri ideal.
Në postimin e fundit në Instastory, Beniada ka bërë disi konfuz ndjekësit. Ajo kishte publikuar një video ku shfaqej një djalë simpatik duke kërcyer dhe krahas saj kishte shkruar:
“E gjeta burrin, eshte ok”, në këtë shkrim ajo kishte vendosur dy emoji me të qeshura, duke etiketuar mamanë e saj.
Me sa duket Beniada të gjitha preferencat ia tregon mamasë, ndërsa së fundmi me shaka ka treguar një rast për partner./m.j